Laçi barazoi ditën e djeshme ndaj Teutës me rezultatin 1-1. Një ndeshje që prodhoi shumë raste, por skuadrat dolën me një pikë nga ky takim.

Kurbasanit dolën më shumë të “humbur” nga kjo sfidë pasi 3 prej titullarëve u ndëshkuan me karton të verdhë dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës.

Behet fjale per tre lojtare te rendesishem te kesaj skuadre si Shehu, Fangaj dhe  Lushkja qe nuk do të jenë gati për trajnerin Cungu në sfidën ndaj Vllaznisë që do të luajë ditën e diel në Laç.

Trajneri Cungu duhet të bëjë pa llogaritë e 3 lojtarëve që janë pjesë e rëndësishme e formacionit dhe sfida ndaj shkodranëve nuk do të jetë aspak e lehtë për laçianët./newsport/