HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi pa liderin e mbrojtjes të shtunën ndaj Vllaznisë

Laçi pa liderin e mbrojtjes të shtunën ndaj Vllaznisë

Ditën e djeshme, Laçi ka marrë një humbje në ndeshjen në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit. Kurbinasit janë në krizë rezultatesh dhe koleksionuan humbjen e dytë rradhazi.

Ndeshjen ndaj Partizanit, Laçi mund edhe ta kishte barazuar nëse do të tregohej më e kujdesshme, por gjithçka e ka një faturë. Në listën e dëmëve pas kësaj ndeshje, kurbinasve iu shtua kartoni i verdhë i Aleksandar Ignjatoviç, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Me këtë karton të marrë, mbrojtësi ka plotësuar numrin e katër ndëshkimeve me kartonë të verdhë dhe do duhet të mungojë në ndeshjen e ardhshme, që nuk është aspak një sfidë e zakonshme.

Këtë javë, kurbinasit do të kenë përballë Vllazninë, në një ndeshje shumë delikate, që pritet të tregojë shumë mbi forcën e të dy ekipeve në këtë sezon.

Gjithsesi, në “Loro Boriçi” trajneri Mirel Josa do të duhet të bëjë pa kapitenin dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të kurbinasve.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments