Sporti shkodran ne keto dite festash ka marre nje lajm te hidhur pasditen e sotme. Eshte ndare nga jeta ne moshen 81 vjeçare nje nga emrat e shquar te boksit shkodran dhe atij shqiptar- Liman Kulla.

Ai ka lindur ne vitin 1938 dhe ne moshen 16 vjeçare do te nise te merrej me pasionin e tij te madh- boksin. Pikerisht ne vitin 1954 dote zhvillonte ndeshjen e tij te pare ne ringun e improvizuar ne stadiumin “Vojo Kushi”. Do te vazhdonte te merrej me kete sport edhe per disa vite te tjera duke qene nder me te suksesshmit ne vend, teksa punon fort çdo dite ne stervitje nen drejtimin e trajnerit Shyqyri Halili.

Deri ne vitin 1956 do te perfaqesonte Vllaznine dhe me pas do te kalonte tek Partizani. Pas rifillimit te boksit ne vendin tone, ai sebashku me disa veterane te tjere te boksit, do te ishin inisiatoret e ringritjes se ketij sporti ne Shkoder.

Do te ndihmonte ne trajnimin e trajnereve dhe sportisteve te ndryshem per vite me rradhe nderkohe qe per shume vite me rradhe ka qene edhe anetar i kryesise se Federates Shqiptare te Boksit duke dhene nje kontribut shume te madh ne rritjen e nivelit te ketij sporti.

Varrimi i mjeshtrit Kulla do te behet paraditen e se merkures ne Shkoder ne oren 10.30. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Kulla per humbjen e njeriut te saj te dashur dhe gjithashtu edhe komunitetit te boksit shkodran per ndarjen nga jeta te njerit prej figurave kryesore te tij. I perjetshem qofte kujtimi i tij!
www.shkodrasport.com