Berat Gjimshiti është dëmtuar në ndeshjen mes Napolit dhe Atalantas.
Mbrojtësi i kombetares shqiptare e nisi si titullar sfidën dhe po zhvillonte një paraqitje shumë të mirë derisa në minutën e 44-t nuk mund të vazhdonte më teksa kërkoi largimin nga fusha e lojës.
Sipas mediave italaine ai ka një problem muskulor në kofshën e majtë por nuk dihet ende shkalla e dëmtimit pasi do të duhen vizita mjekësore për ta përcaktuar.
Një lajm shumë i keq për trajnerin Sylvinho që rrezikon të mos ketë të gatshëm një nga liderët e skuadrës për ndeshjen e tij debutuese ndaj Polonisë më 27 mars.