Pika e siguruar të dielën ndaj Laçit për javën e tetë të Abissnet Superiore, ka bërë që atmosfera në skuadrën e Vllaznisë të vijojë të jetë pozitive.

Ndërkohë, ditën e sotme, grupi i futbollistëve ka zhvilluar një seancë normale stërvitore, në fushën e Golemit, në kompleksin “Hasaj”, aty ku për momentin do të kryejnë stërvitje, pasi me afrimin e reshjeve nuk mund të kryhet më stërvitje aty dhe do të spostohen në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Këtë fundjavë, shkodranët do të presin në fushën e tyre Bylisin, një ekip, që pavarësisht dy humbjeve të fundit me Kukësin dhe Tiranën, mbetet një kundërshtar i fortë. Për ndeshjen me ballshiotët, mbetet në dilemë gjendja e disa futbollistëve, por rikthehet një tjetër lojtar që mungoi në sfidën e fundit.

Kështu, bëhet fjalë për mesfushorin Fjoart Jonuzi, i cili ndaj Laçit mungoi për shkak dëmtimi, por këtë ndeshje ndaj Bylisit do të jetë i gatshëm për stafin teknik dhe trajnerin Mirel Josa.
Maringlen ZHIVANI