Dita e sotme eshte e fundit e merkatos ne Angli dhe pikerisht pak çaste me pare ka ardhur edhe zyrtarizimi i transfertes te sulmuesit te kombetares shqiptare Armando Broja per tek Fullham.
Ky i fundit kishte dite qe ngulmonte tek Çelsi per marrjen e ketij sulmuesi, por palet nuk kishin gjetur akordin megjithate tashme çdo gje ka perfunduar dhe Broja do te jete pjese e Fullham deri ne fund te ketij sezoni.
Sulmuesi i kuqezinjve ka kaluar atje ne forme huazimi dhe tek skuadra e re ai pretendon te marre me shume minuta, te cilat ne fakt i kane mundur tek skuadra e Çelsit.
Kjo do te ishte diçka shume e mire per te ne prag te Kampionatit Europian sepse duke luajtur rregullisht me Fullham do te ishte ne nje forme te mire sportive dhe do te ishte me pas i gatshem per trajnerin Silvinjo per ndeshjet e Gjermanise.