FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVELAJMI I FUNDIT/ Ergi Axhani drejt presidencës së Vllaznisë të femrave

LAJMI I FUNDIT/ Ergi Axhani drejt presidencës së Vllaznisë të femrave

Lëvizje për mirë tek Vllaznia e futbollit të femrave. Dorëheqja e presidentit Lazer Matija, ka bërë që ky i fundi ashtu siç kishte premtuar të hynte në bisedime me disa biznesmenë shkodranë për të parë idenë e kalimit të ekipit në duart e tyre.

Dhe pas bisedave të bëra me disa prej tyre, duket se e ka gjetur edhe njeriun për t’ia lënë në duar të sigurta skuadrën 13 herë kampione të vendit. Bëhet fjalë për presidentin aktual të KF Shiroka Ergi Axhani

Bisedimet me të kanë avancuar ditët e fundit dhe duket se do të ketë një akord përfundimtar. Në ditët në vijim do të ketë edhe një vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje, por duket se lajmet janë të mira për Vllazninë e femrave.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments