Vllaznia-Partizani është supersfida e ditës së sotme e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.
Përballje kjo e vlefshme për javën e 21-të të “Abisnet Superiore” dhe që do të nis në orën 16:30.
Pikërisht për këtë takim janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.
Arbitër kryesor do të jetë Erjon Bylykbashi,ndërsa do të ndihmoet nga Rejdi Zajimi dhe Mariglen Llukmani,teksa arbitër i katërt do të jetë Erjon Bastari.
Në sistemin Var është caktuar Adrian Beqiraj dhe në Avar do të jetë Dorjan Maletaj.
Delegat i takimit është emëruar Besnik Çela,ndërsa Vëzhgues i arbitrave është caktuar Sokol Çekaj.


