Nje shprehje ordinere dhe krejtesisht e papranueshme ne postimin e grupimit te tifozeve “Tirona Fanatics” dhe mospranimi i kerkeses per ta hequr ate, ka bere qe drejtuesit e Klubit Vllaznia te dalin me vendimin per te mos hapur fare tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” qe ishin planifikuar per tifozet miq.

Kjo eshte bere e ditur permes nje njoftimi qe klubi shkodran ka publikuar pak minuta me pare ne faqen e tij zyrtare ku shkruhet:

NJOFTIM

Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozërive respektive në shkallët e stadiumit.

Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit.

Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federaten Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi.

Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë. Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozave të Tiranës.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!