Ekipi shkodran MFC Panthers eshte shpallur mbremjen e sotme fitues i Kupes se FSHF-se ne futbollin 9×9. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani ka dominuar ne ndeshjen finale ndaj Hidro Alfa me rezultatin e thelle 4-0.

Ndeshja finale eshte luajtur ne “Shtepine e Futbollit” ne Tirane dhe ishte vleresuar maksimalisht nga shkodranet te cilet pasi nuk arriten dot te sigurojne titullin kampion, e tentuan me çdo kusht fitoren e kupes dhe ne fund ia dolen.

I gjithe takimi eshte dominuar nga ata te cilet kane shenuar kater gola njeri pas tjetrit dhe si rrjedhoje ka ardhur fitorja e MFC Panthers duke mos e vene per asnje moment ne dyshim suksesin.

Ne perfundim te takimit eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te medaljeve per pjestaret e ekipit fitues dhe momenti me emocionuar padyshim ka qene ai kur perfaqesuesi i FSHF-se Demneri i ka dorezuar kupen kapitenit Semir Gokaj dhe me pas ka shperthyer festa.

Nje sezon qe mbyllet me trofe per MFC Panthers qe padyshim e ka merituar ate dhe ndoshta edhe me shume sepse ka qene nje nga me te miret e futbollit 9×9 ne Shqiperi./SHKODRA-SPORT.COM/