Duhej te fillonte sot kampionati i kategorise se trete te futbollit shqiptar, por nuk ka ndodhur keshtu. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur te ndryshoje strukturen e kampionatit dhe si rrjedhoje, kjo gje ka marre edhe disa dite kohe per te ndryshuar gjerat.

Keshtu, nese fillimisht u mendua se 13 skuadrat pjesmarrese ne kete kampionat do te luanin me njera- tjetren me sistemin vajtje- ardhje, ne fakt, tashme eshte vendosur per nje skeme tjeter qe do te reduktoje ne njefare menyre edhe shpenzimet e ekipeve duke ulur numrin e ndeshjeve.

“Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se 13 skuadrat jane ndare ne dy grupe, teksa grupi A do te kete 6 skuadra ndersa grupi B do te kete 7 skuadra.

I vetmi ekip i Shkodres dhe i Vau- Dejesit qe do te perfaqesohet ne kete kampionat eshte ai “Basania & AM”, krijuar si rezultat i bashkimit te shoqatave “Basania” dhe “Arra e Madhe” do te jete pjesmarres ne grupin A se bashku me 5 ekipet e tjera dhe pikerisht me Permetin, Skraparin, Fk Çerma, Klosi dhe Adriatiku.

Sipas kalendarit te percaktuar tashme, ndeshjet e javes se pare do te luhen me 24 nentor dhe kete dite “Basania & AM” do te ndeshen me ekipin e Permetit dhe natyrisht qe synimi i ekipit te drejtuar nga trajneri Armando Simoni eshte per ta nisur me fitore.

Rregullorja e kampionatit te kategorise se trete per sivjet thote qe dy skuadrat e para te çdo grupi ngjiten direkt ne kategorine e dyte, ndersa dy skuadrat e renditura te dytat do te ndeshen fillimisht me njera- tjetren dhe me pas fituesja do te luaje ne play-out me ekipin humbes nga play-out-i i kategorise se dyte. Ky kampionat do te zhvillohet me tre faza./SHKODRA-SPORT.COM/