Vllaznia- Kukesi eshte nje nga dy ndeshjet me te rendesishme te javes se 15-te qe do te zhvillohen sot dhe konsiderohet shume e rendesishme pee te dy ekipet.

E tille eshte vleresuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sektori i Arbitrimit prane saj ka vendosur qe kete ndeshje ta drejtoje arbitri qe vetem pak dite me pare mori vleresimin me te madh duke kaluar ne kategorine e pare nga UEFA.

Pra, ne stadiumin “Loro Boriçi” do te drejtoje Enea Jorgji. Ndihmes te tij do jete elbasanasi tjeter Emigers Ganxhi dhe tiranasi Alfred Shkreta ndersa arbiter i katert do jete laçiani Klodian Prenga.

Ne VAR nderkohe do te jete durrsaku Florian Lata. Kuptohet qe sfida eshte e rendesishme per te dy ekipet dhe ata duan nje arbitrim korrekt.

Ne Shkoder ne fakt shpeshhere nuk kane qene te kenaqur me Jorgjin, por eshte arbitri me i mire shqiptar dhe si i tille duhet respektuar./SHKODRA- SPORT.COM/