HomeKRYESORELaura Colturi, skiatorja italiane që konkurron për Shqipërinë zë vendin e parë...

Laura Colturi, skiatorja italiane që konkurron për Shqipërinë zë vendin e parë në një garë të rëndësishme

Skiatorja Laura Colturi, vetëm 16-vjeçe ka arritur të ketë sukses që në garën e saj të parë. Një vajzë italiane, që përfaqëson Shqipërinë në Kili, u rendit në vendin e parë, në një garë ku morën pjesë 40-skiatorë.

Ajo la pas vendin e dytë me mbi 6-sekonda, ndërsa ajo arriti rekordin me 28.5-pikë për Shqipërinë. Megjithatë, kush është Laura Colturi dhe pse la vendin e saj për Shqipërinë?

Laura Colturi konsiderohet si një nga talentet që do të ketë të ardhme të ndritur në sportin e skive. Italia kishte shpresa të mëdha te Colturi deri në momentin që ajo vendosi të bënte një zgjedhje tjetër, që për mediat vendase është konsideruar e bujshme.

Skiatorja piemonteze, e lindur në vitin 2006 zgjodhi të konkurronte për Shqipërinë. Federata Italiane e Sporteve Dimërore kishte një shpresë se, familja e saj do ta bënte të ndryshonte mendim, por kjo nuk ndodhi.

Nëna e Laurës, një ish-kampione olimpike në sportin e skive në fakt drejton ekipin tonë kombëtar në këtë disiplinë, një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje të Larës. Laura nuk është sportistja e parë e huaj që zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë, teksa një disiplinë tjetër ku disa sportistë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë është edhe mundja, ku kemi marrë edhe medalje.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments