Skiatorja Laura Colturi, vetëm 16-vjeçe ka arritur të ketë sukses që në garën e saj të parë. Një vajzë italiane, që përfaqëson Shqipërinë në Kili, u rendit në vendin e parë, në një garë ku morën pjesë 40-skiatorë.
Ajo la pas vendin e dytë me mbi 6-sekonda, ndërsa ajo arriti rekordin me 28.5-pikë për Shqipërinë. Megjithatë, kush është Laura Colturi dhe pse la vendin e saj për Shqipërinë?
Laura Colturi konsiderohet si një nga talentet që do të ketë të ardhme të ndritur në sportin e skive. Italia kishte shpresa të mëdha te Colturi deri në momentin që ajo vendosi të bënte një zgjedhje tjetër, që për mediat vendase është konsideruar e bujshme.
Skiatorja piemonteze, e lindur në vitin 2006 zgjodhi të konkurronte për Shqipërinë. Federata Italiane e Sporteve Dimërore kishte një shpresë se, familja e saj do ta bënte të ndryshonte mendim, por kjo nuk ndodhi.
Nëna e Laurës, një ish-kampione olimpike në sportin e skive në fakt drejton ekipin tonë kombëtar në këtë disiplinë, një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje të Larës. Laura nuk është sportistja e parë e huaj që zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë, teksa një disiplinë tjetër ku disa sportistë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë është edhe mundja, ku kemi marrë edhe medalje.
Maringlen ZHIVANI