Ishin paralajmeruar ndryshime te medha tek kurbinasit dhe ne fakt ato kane perfshir edhe pankinen. Si rrjedhoje Shpëtim Duro nuk është më trajner i Laçit. “Panorama Sport” kontaktoi me trajnerin dhe ky i fundit konfirmoi diçka të tillë.
“Duke marr shkas nga ajo që ndodhi në ndeshjen e kthimit me Petrokub dhe veçanërisht nga ai shpërfytyrim në 30 minutat e fundit, kam vendosur të mos vazhdoj më bashkëpunimin me Laçin. Të jem i sinqertë, jam mërzitur shumë.
Ky është një vendim i pakthyeshëm që e kam marrë që para dy ditësh me veten time. Respekt për të gjithë në klubin e Laçit, kemi kaluar dy sezone fantastike me rezultate të mëdha dhe historike. Zhgënjimi i vetëm është që nuk kaluam këtë tur të dytë me ekipin moldav”, ka thënë ekskluzivisht për gazetën trajneri Duro.
Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe me pankinen kurbinase dhe cili do te jete tekniku qe do ta pasoje Duron. E njejta situate ndodhi edhe vitin e kaluar kur ai u largua pas ndeshjeve europiane dhe perseritet serish edhe tani.