Pol Pogba ka marrë shumë kritika prej momentit kur është rikthyer në Premier League, duke qenë se nuk ia ka dalë të shfaqë të njëjtin nivel me fanellën e Mançester Junajtid si në kohën e Juventusit.

Një nga kritikuesit më të mëdhenj të francezit ka qenë legjenda e Liverpulit, Graem Sounes. Mirëpo, i pyetur për ish-kapitenin e të kuqve, Pol Pogba është shprehur se nuk e njeh si fytyrë ndërsa e ka dëgjuar si emër dhe se ai pas ndeshjeve nuk merret me kritikuesit.

Këto fjalë nuk kanë mbetur pa përgjigje nga Sounes, i cili thekson se ajo që i vjen ndërmend në këto kushte është shprehja e famshme:

“Nxirri medaljet mbi tavolinë”, duke nënkuptuar se sa pak ka fituar Pogba dhe se ai gjatë karrierës së tij ka më shumë triumfe. Megjithatë, Pogba në këtë rast mund të mburret me një Kupë Bote, ndërsa ende nuk e ka mbyllur karrierën. /VipSport/

Triumfet: