...
HomeKRYESORELevekuseni pa 'fre', mposht 'Ujqërit' dhe vijon sprintin drejt titullit

Levekuseni pa ‘fre’, mposht ‘Ujqërit’ dhe vijon sprintin drejt titullit

Bayer Levekuseni nuk e ndal ecurinë perfekte në Bundesligë, duke e bërë formalitet fitimin e titullit të parë në histori. “Aspirinat” mposhtën 2-0 Wolfsburgun në javën e 25-të, duke ruajtur diferencën prej 10 pikësh me Bayernin e Mynihut, kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje deri në fund të Bundesligës.

Një ndeshje pa shumë histori në “BayArena”, e diktuar sidomos nga ndëshkimi i Jenz të Wolfsburgut me karton të kuq që në minutën e 28-të.

Golin e parë ekipi i Xavi Alonsos e realizoi Tella në minutën e 37-të, i shërbyer nga Grimaldo.

Golin e sigurisë, që rezultoi dhe i shifrave përfundimtare 2-0 e shënoi Wirtz katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.