HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELëvizje te Kastrioti, largohet një mbrojtës dhe afrohet një mesfushor

Lëvizje te Kastrioti, largohet një mbrojtës dhe afrohet një mesfushor

Fabio Hasa duket se nuk ka arritur që të bindë stafin teknik për të qenë pjesë e Kastriotit për sezonin e ri. Mbrojtësi që iu bashkua skuadrës në fazën përgatitore në Strugë, prej dy ditësh nuk është parë në seancat stërvitore të krutanëve dhe aktivizimi i tij i djeshëm në miqësoren e Burrelit në Lezhë, konfirmon se aventura e tij me krutanët zgjati vetëm pak ditë dhe se tashmë nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Sakaq, dje në stërvitje me Kastriotin është shfaqur një mesfushor. Bëhet fjalë për Abjel Bejzaden. 20-vjeçari është një lojtar i ri, por që sezonin e fundit ka marrë minuta të mjaftueshme me Turbinën e Cërrikut në Kategorinë e Parë. Gjithashtu, më parë ka luajtur edhe me Korabin.

Nuk dihet nëse dhe Bejzade është në provë apo ka firmosur me krutanët. Sa i takon skuadrës, ajo ka vijuar përgatitjet normalisht për sfidën e parë të kampionatit me Bylisin.

Ende me grupin nuk janë bashkuar nigerianët Onanuga dhe Okebugu, të cilët sipas klubit pritet të jenë në Shqipëri javën e ardhshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments