Me Robert Lewandowskin që është gjithmonë e më afër Barcelonës, te Bayern kanë menduar të gjejnë edhe zëvendësuesin e tyre, teksa lista e të dëshiruarve është e gjatë.

Së fundi si një opsion është menduar edhe sulmuesi belg i Chelsea. Bëhet fjalë pikërisht për Romelu Lukaku.

Lajmin e ka bërë të ditur “L’Equipe” ku raportohet se drejtuesit e skuadrës bavareze po mendojnë seriozisht për Lukalun, edhe pse në listën e tyre janë dhe dy emra të tjerë të shumëdëshiruar nga trajneri Nagelsmann.

Christopher Nkunku të Leipzig dhe alternativa tjetër sakaq është sulmuesi i Leverkusen, Patrick Schick.