Teksa në “Kukësi Arena” po zhvillohej festa e përurimit të impiantit të ri, në ambientet e brendshme mbërritën pjesëtarët e qeverisë, të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ky stadium i ri është një bashkinvestim i Qeverisë dhe FSHF-së.

Presidenti i Nderit i Kukësit, Safet Gjici, u dhuroi Kryeministrit Edi Rama, dy ministreve Evis Kushi dhe Elisa Spiropali, si dhe kreut të FSHF-së, Duka, fanellat e Kukësit me numrin 10.