Për trajnerin e Vllaznisë, Elvis Plorin, barazimi ndaj Partizanit nuk duhej të kishte ndodhur, pasi ekipi i tij luante në shtëpi dhe duhej të kishte marrë fitore.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli” tekniku theksoi se problemi kryesor i ekipit shkodran është sulmi, Plori theksoi se Vllaznia krijon shumë raste, por finalizon shumë pak.

Barazim pa gola, Vllaznia kishte probleme në sulm. A jeni i kënaqur? “Jo nuk jam i kënaqur pasi po luanim në Shkodër dhe duhet ta shfrytëzonim faktorin fushë.

Skuadrat kanë shumë ngjashmëri dhe kjo të bën që kur do të rrezikosh, njëkohësisht duhet të jesh më i matur. Patëm disa gabime në pasime, por edhe momente të mira, por po nuk godite në momentin e duhur nuk e merr dot fitoren.”

Mundësia e Europës nga Kupa dhe kampionati: “Duhet të jemi të kthjellët, ka edhe disa javë kampionat. Skuadra tregoi disa momente lodhje, por të them të drejtën problemi është te pjesa e sulmit sepse krijojmë shumë, por nuk shënojmë dot.”