Kukësi luan në orën 20:00 përballë Laçit sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Abissnet Superiore. Ndeshja luhet në “Kukës Arena”, stadiumin e ri, ku atmosfera është festive.

Kukësit mban vendin e tretë dhe po lufton për një vend në zonën e Europës, ndërsa Laçi është më i sigurt me vendin e dytë. Diego Longo dhe Shpëtim Duro kanë zbardhur titullarët. Më poshtë njihuni me formacionet e ndeshjes.

FORMACIONET E NDESHJES:

KUKËSI: Xhika, Lulaj, De Lukas Torres, Gj. Taipi, S. Taipi, Basa, Musta, Milunoviç, Gligorov, Pëllumbi, Da Silva.
Trajner: Diego Longo

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Shehu, Guindo, Mazrekaj, Deliu, Velija, Ziko, Velkovski, Ujka, Ignjatoviç.
Trajner: Shpëtim Duro