Florjan Përgjoni padyshim ishte njeriu i ndeshjes Egnatia-Tirana, pasi shënoi gol që në minutën e parë dhe në fund bëri dhe rolin e portierit duke shpëtuar portën. Pas sfidës futbollisti lezhjan u shpreh tepër i lumtur për pikët dhe performancën e bërë nga ai.
“Ishte kënaqësi, dhe jam shumë i lumtur për golin fitoren. Do vazhdojmë kështu dhe në ndeshjet vijim. Ishte hera e parë që luaja rolin e portierit, kur mora dorashkat u ndjeva çuditshëm, duhet ta provoj më shpesh. Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje.
Është një përgjegjësi e madhe të luash për këtë fanellë, do mundohem të jap maksimumin tim. Më mirë të rri në pozicionin tim. Këtë skemën e sotme nuk e kemi provuar herë tjetër, por edhe kështu ndjehem mirë.
Por me 4 mbrojtësa jam mësuar më shumë pasi kam më shumë hapësirë për të avancuar. Babai është kthyer në tifozin e Tiranës, bën tifozllëk për djalin”, u shpreh Përgjoni gjatë një prononcimi për “Oversport”.