Vllaznisë i doli një tjetër problem, e megjithatë ende nuk i ka dhënë drejtim të vjetrave. Asnjë bisedë e zhvilluar për rinovimet e kontratave, por në të njëjtën kohë ende nuk janë lëvruar as rrogat e prapambetura.

Nga 4 rroga që kishin për të marrë, u është kaluar vetëm një, por “sytë” i kanë te 3 të tjerat. Të shqetësuar ndoshta edhe nga largimi i Mirsad Jonuz, kanë kërkuar të takohen me Suad Licin.

Administratori ishte në stërvitje dje, ndaj nuk ka ngurruar që të flasë gjerësisht për këtë histori. Ai i ka qetësuar, duke u thënë se brenda javës së ardhshme do të kalojnë edhe pagat e tjera.

Megjithate tashme ne skene ka dale edhe problemi i trajnerit dhe duket se gjerat jane koklavitur edhe me teper, por gjithsesi shpresohet per daljen nga kjo situate.