HomeKRYESORELiga 'Gjergj Kastrioti', Vllaznia sot në fushë përballë Dritës së Gjilanit

Liga ‘Gjergj Kastrioti’, Vllaznia sot në fushë përballë Dritës së Gjilanit

Do te nise sot Liga “Gjergj Kastrioti” ne volejboll per femra, Lige ne te cilin marrin pjese 8 ekipe nga Shqiperia dhe Kosova. 4 ekipet me te mira te secilit kampionat do te ndeshen me njera- tjetren per te nxjerre ne fund fituesin e ketij trofeu simbolik te organizuar nga dy Federatat perkatese.

Ne ndeshjet e javes se pare, Vllaznia do te ndeshet me ekipin Drita te Gjilanit qe eshte nje nga me te miret e kampionatit kosovar. Ndeshja do te luhet pasditen e sotme ne oren 17.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Sigurisht qe ekipi shkodran do te kerkoje fitoren, por kjo nuk do te jete e lehte sepse perballe do te kete nje kundershtar shume te forte i cili ka ne perberje te tille edhe lojtare te huaja.

Drita ka mberritur qe dje ne Shkoder, madje mbreme ka zhvilluar edhe nje seance stervitore ne pallatin e sportit menjehere pas perfundimit te ndeshjes se basketbollit ne mes Vllaznise dhe Teutes.

Perballja e pasdites se sotme pritet me shume interes dhe mendohet qe te pranishem te jene nje numer i madh tifozesh te cilet me siguri qe do te kenaqen edhe nga loja qe dy ekipet do te zhvillojne ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments