Ish-lojtari i Kombëtares, Andi Lila, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për shitjet e fundit në merkato në Superiore.

Lila deklaroi se kampionati shqiptar dhe lojtarët, kanë nevojë për promovim. Sipas tij, ish-trajneri i Shqipërisë, Reja, duhet të kishte grumbulluar më parë në kombëtare lojtarët.

Nëse duam të shesim lojtarë, duhet ta bëjmë kampionatin brand. Duhet të flasim atë që duhet për futbollistët, për kampionatit. Reja duhet t’i kishte grumbulluar me kohë lojtarët e kampionatit shqiptar. Ekipi kombëtar i jep një dorë të mirë lojtarëve, është marketing.

Edhe trajnerët e kampionatit shqiptar duhet të kenë më shumë guxim, që të aktivizojnë djemtë e rinj. Nëse aktivizohet djemtë e rinj, menaxherët do shikojnë lojtarët e rinj, jo ata të vjetrit. Partizani i ka dhënë mundësinë Buxhelajt. Trajneri ia dha besimin.