Te Reali i Madridit po mbajnë frymën për sa i përket dëmtimeve të kapitenit Karim Benzema dhe të mbrojtësit Eder Militao.
Të dy lojtarët lanë fushën e lojës kundër Valencias me probleme muskulore dhe tashmë të gjithë në Madrid i kanë sytë nga infermieria.
Siç raportojnë mediat spanjolle, të dy lojtarët do t’i nënshtrohen rezonancës magnetike sot paradite për të parë shkallën e dëmtimit e bashkë me të edhe kohën që do t’i duhet të qëndrojnë jashtë fushave.
Te Reali i Madridit shpresojnë që dyshja Militao-Benzema të riaftësohet në kohë për Botërorin e Klubeve.
E sigurt është se as Benzema dhe as Militao nuk do të jenë në fushë për takimin e së dielës në La Liga kundër Majorkës. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi, që ka përjashtuar praninë e tij në fushë në ishull.
Duke qëndruar te Botërori i Klubeve, te Reali shpresojnë të paktën që kapiteni Benzema të jetë i gatshëm në fushë.
Veç tyre, Reali ka të tjera probleme që kanë të bëjnë me dëmtimin e Alaba e Ferland Mendit.