Liria ka prezantuar transferimin më të ri, i cili vije si huazim nga Kroacia. Klevis Dragaj është lojtari më i ri i Lirisë, derisa lojtari vije nga Lokomotiva e Zagrebit në formë huazimi një vjeçar.
20-vjeçari nga Bajza ka qenë më parë pjesë e Partizanit, ndërsa është pjesë e Kombëtares U21 së Shqipërisë. Kuptohet qe vete lojtari e ka mirepritur nje kalim te tille tek Liria ku do te kete me shume hapesira aktivizimi.
Tek Lokomotiva e Zagrebit besojne ne aftesite e ketij lojtari dhe jo me kot e kane bere pjese te tyre por drejtuesit e saj mendojne qe Dragaj ka ende nevoje te rritet nga ana profesionale.
Per kete arsye duke luajtur ne Superligen e Kosoves padyshim qe futbollisti bajzian do te kete mundesine te tregoje edhe njehere aftesite e tij dhe t’i shfaqe ato ne fushen e lojes.