Tirana dhe Vllaznia diskutojnë sot mes tyre trofeun e Superkupës së Shqipërisë, në duelin që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Të dy skuadrat duan një trofe, por edhe të shohin gjendjen e tyre pas një periudhe relativisht të gjatë shkëputje si pasojë e Botërorit. Tirana vjen në këtë duel thuajse e plotë, me Xhixhën e Patrik në majën e sulmit dhe me Hasanin e Kallakun në mbështetje të tyre.

Kurse te Vllaznia vazhdojnë mungesat në fushën e lojës nga minuta e parë të Latifit e Aralicës, të cilët nuk janë në formën më optimale. Trajneri Josa ka improvizuar në këtë sfidë teksa ka futur Gurishtën në qendër të mbrojtjes si pasojë e mungesës së Bulatoviç.

LIVE TIRANA-VLLAZNIA 0-1
7′ Mala