Liverpooli ka arritur një rekord të madh të Wolverhampton Wanderers, i cili daton që nga viti i largët 1939.Reds kanë fituar ndaj LASK në Ligën e Evropës me katër gola diferencë të enjten mbrëma, apo më saktë me rezultat 4-0.

Fitorja i siguroi Liverpoolit kalimin në fazën eliminatore të turneut duke vulosur gjithashtu vendin e parë në grup.

Kjo fitore nënkuptonte gjithashtu se Liverpooli ka fituar të 10 ndeshjet e tyre në Anfield në të gjitha garat këtë sezon, secila me një diferencë prej dy e më shumë golash.

Skuadra e Jurgen Klopp është vetëm skuadra e dytë angleze e kategorisë së parë që ka fituar 10 ndeshje radhazi në shtëpi me 2+ gola epërsi. Këtë e kishte bërë vetëm Wolves rreth 85 vjet më parë, nga dhjetori 1938 deri në prill 1939. /Telegrafi/