Liverpool vijon startin zhgënjyes në Premier League. “The Reds” u ndalën në një barazim 1-1 me Crystal Palace në sfidën e parë të sezonit në “Anfield” pavarësisht se u shfaqën dominues në të dyja pjesët e takimit.

Sinjalin e parë të rrezikshëm e prodhoi James Milner pas vetëm 2 minutash lojë por gjuajtja e mesfushorit përfundoi mbi kuadratin e portës. Në të 9′, Darwin Nunez që startoi ndeshjen e parë si titullar me 19-herë kampionët shpërdoroi një mundësi të mirë që me goditjen e tij nuk arriti të gjente kuadratin e portës. Njeriu-gol i Liverpool, Momo Salah, pati një tjetër shans shans të shkëlqyer në të 20′, si për të konfirmuar dominimin e pjesës së parë, por në hyrje të zonës egjiptiani e dërgoi topin shumë pranë cepit të djathtë të portës.

Cinizmin e munguar të vendasve e demonstroi më së miri skuadra e Patrick Vieria që realizoi në të 32′. Wilfried Zaha kontrolloi mjaft bukur një pasim në zonë dhe me qetësi finalizoi në portën e Allison duke vendosur heshtjen në “Anfield”.

Në mënyrë të logjikshme, Liverpooli e rriti ndjeshëm presionin pas pësimit të golit dhe në minutën e katërt të kohës shtesë në pjesën e parë Darwin Nunez pa goditjen e tij teksa ndalet në shtyllë, në një moment shumë të pafat për uruguajanin.

Si për të konfirmuar mbrëmjen negative mendoi Darwin Nunez në të 57′ ku u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Crystal Palace me 10 lojtarë në fushën e lojës. Sidoqoftë, ky episod nuk i dekurajoi aspak në kampin e Liverpoolit dhe katër minuta pas këtij momenti rikthyen ekuilibrat në fushën e lojës me Luis Diaz që realizoi një gol fantastik pas një goditje të saktë në hyrje të zonës së rreptësisë.

Me minutat që kalonin, lojtarët e Crystal Palace fituan besim dhe e administruan mirë takimin ndërsa Liverpooli tentoi në mënyrë të dëshpëruar edhe Fabio Carvalho në të 90′, por gjuajtja e menjëhershme e portugezit nuk kishte efikasitetin e nevojshëm.

Si përkundër ambicieve maksimale të Liverpoolit në startin e edicionit futbollistik, ky barazim konfirmon formën e dobët në këtë fillim sezoni, ku në dy ndeshje kanë regjistruar vetëm dy pikë pas edhe barazimit ndaj Fulhamit në javën e parë, ndërkohë për Crystal Palace mund të konsiderohet një rezultat pozitiv dhe mund të dalin me kokën lart nga “Anfield” pas një pike të marrë me grintë dhe karakter në fushën e lojës.