Humbja e pesuar te shtunen ndaj Teutes ka qene edhe mungese fati per ekipin e Vllaznise e cila e pesoi vetem ne sekonden e fundit pas koshit te shenuar nga Brown.

Megjithate trajneri Plantak, humbjen nuk ia faturon as mungeses se fatit apo dhe gabimit te lojtareve te tij ne markim, por ndalet ne nje aspekt tjeter.

“Kemi luajtur përballë një kundërshtari shumë të vështirë, si Teuta. Kanë një buxhet më të madh se ne dhe kanë dy lojtarë të mirë në qendër, kurse ne kemi vetëm 1. Por, mund të them se kemi luftuar gjatë gjithë kësaj ndeshje dhe nuk më mbetet gjë tjetër vec se të falenderoj lojtarët e mi për atë që dhnë në parketin e pallatit të sportit”- ka deklaruar ai.

Sipas logjikes se Plantak, ekipi qe ka me shume financa mund te fitoje gjithmone dhe keshtu ndodhi edhe me Vllaznine perballe Teutes, ndonese ky nuk eshte argument percaktues sepse ne nje ndeshje mund te vendosin shume gjera.

Pyetja qe lind eshte se kush do te fitoje kete jave ne Kamez ndermjet skuadres vendase dhe Vllaznise? Nese ecim sipas logjikes se trajnerit Plantak, Vllaznia qe ka me shume financa se Kamza duhet ta fitoje kete ndeshje. Financave te Bashkise Shkoder, u jane shtuar edhe financat e konsiderueshme te presidentit Xhaferi dhe ekipi ne kete aspekt nuk vuan.

Por a do fitoje ekipi shkodran te premten ne Kamez? Trajneri i tij pergjigjet: “Është një ndeshje ndryshe ndaj Kamzës. Ne luajmë më mirë në fushën tonë sesa në atë kundërshtare, sepse lojtarët kanë adrenalinën e tifozëve. Ndaj Kamzës duhet të luajmë ashtu si kemi luajtur ne 15 minutat e fundit dhe kohën shtesë ndaj Teutes. Nëse luftojmë si kete ndeshje, mendoj se do të fitojmë ndaj Kamzës.”