Një ndeshje e kategorisë së tretë greke, PAO Vardas-Foivos Kremasti, ka bërë xhiron e internetit, për shkak të një goli të pabesueshëm.

Fundjavën e shkuar në Greqi u luajt futboll në nivelet e ulëta dhe një futbollist afrikan i Foivos, Lamin Jawneh, shënoi një gol të çmendur, duke përshkuar gjithë fushën me topin në këmbë, sikur të ishte Usain Bolt.

Ndeshja përfundoi 1-0 për miqtë, ndaj ai gol pati vlerë të dyfishtë, pavarësisht se Foivos mbetet në vendet e fundit në renditje në grupin e vet dhe me shumë gjasa do të zbresë nga kategoria./telesport/