Hansi Flik nuk është më trajneri i Gjermanisë dhe vetë federata gjermane ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit. Me anë të një komunikate për shtyp, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit.
“Komiteti ra dakord që kombëtarja gjermane ka nevojë për një shtysë të re pas rezultateve zhgënjyese. Për të shkuar në Kampionatin Europian verën e ardhshme, ne kemi nevojë për besim dhe optimizëm për ekipin tonë.
Ky ka qenë një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr gjatë kohës sime në këtë rol, sepse e respektoj vërtet Hansi Flik dhe ndihmësit e tij, si në nivel profesional ashtu edhe personal. Suksesi sportiv është i një rëndësie të madhe për Federatën, prandaj ky vendim duhej të merrej”, shkruhej në komunikatë.
Ditën e djeshme, u duk edhe një komplot gjatë ndeshjes, aty ku Rudiger nuk vrapoi pasi Gosens humbi topin, duke lënë që aksioni i Japonisë të vijonte pa problem.