Levandovski është një nga yjet e Bajernit që pritej të shkëlqente në Botërorin e Rusisë. Në mbrëmjen e sotme ai do të luajë shansin e fundit përballë Kolumbisë, pas humbjes në takimin e parë ndaj Senegalit me rezultatin 0-2.

Gjatë një rrëfimi për “Players Tribune”, sulmuesi polak ka treguar për punën më dy nga trajnerët më të mirë në Europë, Guardiolën dhe Klop.

“Guardiola më ndryshoi mënyrën sesi unë e mendoja futbollin dhe sesi e përgatisja atë. Mund ta cilësoj si një shok të ngushtë.

Ndërsa me Klopin ti mund të fliste për çfarë të dëshiroje, mund ta telefonoje në orën 5 të mëngjesit dhe ai do të përgjigjej gjithmonë.

Pra mund të konsiderohet si një baba”, ka thënë Levandovski. /vipsport/