Lojtari i prekur me koronavirus te Bylisi është izoluar menjëherë në spitalin e Fierit (dyshohet për Eridon Qardakun). “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se në këto momente i gjithë ekipi ballshiot, i shoqëruar nga drejtuesit, ka shkuar në Fier për t’iu nënshtruar testeve.

Gazeta kontaktoi edhe me shefin e sektorit te garave në FSHF, Lysien Nurishmi, për ta pyetur nëse rrezikonte kjo situatë zhvillimin e ndeshjes së nesërme Bylisi-Tirana. “Që në momentin e parë që kemi mësuar për ngjarjen, jemi në kontakt të vazhdueshëm për të vlerësuar situatën.

I gjithë ekipi i Bylisit do t’i nënshtrohet testeve dhe brenda ditës së sotme do ketë një përgjigje. Nëse s’ka të prekur të tjerë, ndeshja do të luhet normalisht. Gjithsesi, më konkretisht do të flasim pas 12 orësh.

Nga të dhënat tona, shokët e dhomës së lojtarit të prekur kanë rezultuar negativ dhe ky është një lajm i mirë. Gjithsesi, situata do të vlerësohet në orët në vijim”, deklaroi Nurishmi për “Panorama Sport”.