Vllaznia e mbylli këtë sezon në vendin e dytë me 66 pikë, po aq sa Teuta kampione. Shkodranët kishin golavarazh më të dobët se Teuta e për këtë arsye durrsakët u shpallën kampion të kampionatit shqiptar.

Në një prononcim në rrjetet sociale, Ardit Hoxhaj, sulmuesi i Vllaznisë është shprehur se skuadrë shkodrane nuk i ka falur asgjë, por këto pikë i ka arritur me mund, djerë dhe sakrificë.

Në fund, Hoxhaj “thumbon” edhe rivalët duke theksuar se Vllaznia tregoi të gjithë shqiptarëve si luhet futbolli i bukur.

Postimi i Ardit Hoxhajt:

66 pikë mundë, djersë, gjakë, sakrificë, askush nuk ka fal gjë. Të gjithë bashkë si Vllazni i kemi treguar si luhet futbolli i bukur gjithë shqiptarëve. Krenar që jam pjesë e këtyre ngjyrave, sfida të mëdha nap resin në vazhdim”./newsport/