Pasditen e sotme ne Portugali eshte zhvilluar ndeshja ne mes kombetareve U16 te Italise dhe asaj te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ndeshje kjo qe eshte mbyllur me fitoren e axurreve me rezultatin e ngushte 1-0.

Golin vendimtar te kesaj ndeshje e ka shenuar nje shqiptar, pikerisht lojtari me origjine nga Razma e Malesise se Madhe Gabriel Ramaj.

Ka qene minuta e 97-te e ndeshjes kur pas nje krosi te Pagnucco, shtatelarti Ramaj ka kercyer sakte me koke duke e goditur topin dhe duke e derguar ne rrjete.

Italia ne kete menyre e ka nisur me fitore “Development Tournament” te organizuar nga UEFA. Ndeshjen e ardhshme ajo do ta luaje me te shtunen ndaj Portugalise vendase, per ta mbyllur kete turne ndaj Belgjikes me 10 maj.

Pjese e rendesishme e kesaj kombetareje eshte padyshim edhe lojtari i Atalantes, Gabriel Ramaj i cili konsiderohet me shume te ardhme e kete gje po e konfirmon edhe me ngjyrat axurre.
Gjergj KOLA