Viti 2019 ishte viti i Kastriot Rexhës. Sulmuesi i njohur kosovar koleksionoi trofetë një e nga një, ekipor dhe individual. Me Feronikelin ai triumfoi në garën për titullin kampion, Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës, ndërkohë që në aspektin individual u shpall “Lojtari më i mirë i vitit”, “Golashënuesi më i mirë i vitit”, si dhe ishte pjesë e “Formacionit të vitit”.

Shtatëlarti Rexha realizoi gjithashtu një gol të rëndësishëm në fundin e vitit 2019, teksa ‘firmosi’ për skuadrën e Dritës pak orë përpara ndërrimit të moteve.

Gazeta “SHESHI” ka realizuar një intervistë me lojtarin më të mirë në Kosovë, duke i zbuluar 50 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur më parë për të.

Ku e ka nisur karrierën Kastriot Rexha, cila është nofka e tij, çfarë veture vozit, cili është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur deri më tani, shoku më i mirë i jetës, vesi më i keq i tij dhe e objektivat për 2020.

Nje nga pyetjet qe i eshte bere ketij lojtari ka qene ajo e golit qe do ta mbaje mend gjate ne mendjen e tij dhe Rexha eshte pergjigjur:

“Golin qe do te mbaje gjate ne mend eshte ai qe kam shenuar në ndeshjen Vllaznia – Flamurtari gjatë kohës sa luaja në Shqipëri. Kam realizuar në minutën 95’ dhe ka qenë goli i rikthimit, pasi që ishim duke humbur 0-3 dhe e rikthyem ndeshjen në 3-3”

Ne fakt ka qene nje ndeshje me emocione te jashtezakonshme e luajtur me 24 nentor te vitit 2012 dhe goli i Rexhes i dha barazimin Vllaznise.

Ky futbollist ka luajtur vetem nje sezon ne Shkoder dhe me pas ne fakt drejtuesit e Vllaznise kane tentuar ta marrin serish, por palet nuk kane rene dakord dhe ne fakt, Kastriot Rexha qe prej atij sezoni ka bere veç mire duke qene nje nga lojtaret me te mire te Kosoves.