Në fundin e merkatos së verës, drejtuesit e Partizanit firmosën me Marçelino Prekën. Mbrojtësi, i cili u mor për të shërbyer për repartin e mbrojtjes, u ble për 60-mijë euro nga Bylisi plus edhe huazimin e Aldo Teqjes në Ballsh.

Cilësitë e 19-vjeçarit janë të padiskutueshme, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për gjendjen fizike të tij. Ai vuan nga një problem muskulor në kofshë, ç’ka e ka shqetësuar në gjithë muajin e kaluar dhe nuk e ka lejuar të debutojë. Fatmirësisht, në stërvitjet e fundit, ai ka qenë pjesë e ekipit dhe mbetet të shihet se sa gati do të jetë për Vllazninë, pasi nuk luan prej shumë kohësh.

Mbrojtësi shkodran Marçelino Preka është një produkt i dalë nga Akademia Shkodra, teksa prej pak vitesh ka spikatur me performancën e tij tek Bylis, aty prej ku u transferua tashmë te Partizani.

Ne fakt, per kete lojtar ka 2-3 vite qe flitet shume per mundesine e kalimit ne skuadra te ndryshme europiane dhe madje nuk kane munguar edhe ofertat ne adrese te tij, por ne fund drejtuesit ballshiote vendosin t’ia shesin ate Partizanit, por duke mbajtur serish nje pjese te kartonit te tij.
Maringlen ZHIVANI