HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMaribor mbyll huazimin me Skukën, sulmuesi pranë rikthimit në Shqipëri

Maribor mbyll huazimin me Skukën, sulmuesi pranë rikthimit në Shqipëri

Xhuliano Skuka nuk do të vazhdojë aventurën me Mariborin. Klubi vendosi të ndërpresë huazimin me sulmuesin, i cili nuk arriti dot të përshtatet me kampionatin slloven. Në 19 javë, Skuka zhvilloi vetëm 470 minuta, me 5 ndeshje të luajtura si titullar, duke u zëvendësuar në po kaq ndeshje.

25-vjecari do të mbahet mend vetëm për atë gol të shënuar më 22 tetor në takimin kundër Bravo-s. Mbylljen e huazimit te Maribori e ka thkesuar drejtori sport Marko Suler i cili për mediat sllovene do të shprehej.

“Kemi katër të huaj, që janë vërtetë shumë. Skuka nuk i përmbush standardet e Mariborit në aspektin e karakterit dhe nuk i përshtatet ekipit. Duam të përfundojmë huazimin me të”, tha Suler.

RTSH Sport kontaktoi Xhuliano Skukën në lidhje me të ardhmen e tij. Sulmuesi konfirmoi se do të rikthehet te Metz dhe për momentin nuk e shikon si alternativë të luajë në kampionatin shqiptar, por gjasat jane qe ai te huazohet serish dhe kete here ne “Abissnet Superiore”. Vetëm një sezon më parë, klubi francez e mori nga Partizani. Klubi i kuq nuk e ka zyrtarizuar kurrë shumën e transferimit, por sipas asaj që pretendohej ekipi kryeqytetas siguroi 1 milionë euro.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments