Albion Marku ka qenë një nga protagonistët e ndeshjes së sotme mes Partizanit dhe Vllaznisë me një lojë mjaft të mirë në krahun e djathtë. Ai ishte vendimtar në fatin e sfidës, pasi dyluftimi i tij me Hakajn, solli të kuqin e mbrojtësit të shkodranëve.

Episodin e tregoi vetë lojtari për “SuperSport”, ku theksoi se kishte pasur goditje e nuk kishte simuluar.

“Mendoj se ishte karton i kuq, se gjyqtari e ndaloi për faull dhe pastaj Hakaj e kreu veprimin. Të them të drejtën goditje kishte dhe akoma kam dhimbje, edhe pse jam nga Rrësheni akoma kam dhimbje.

Dueli me Latifin? Ai është një lojtar i mirë, por u mundova të bëj maksimumin dhe do të vazhdoj të bëj një gjë të tillë gjithë kohën.

E ardhmja? Të them të drejtën tani jam i fokusuar te Partizani, do bëj maksimumin tim këtu ku jam dhe do të shohim për të ardhmen”, tha Marku.