Ylli francez Kilian Mbape do të jetë i lirë në 2024-ën të vendos për të ardhmen e tij sipas “La Repubblica”.

Përveç Real Madridit që e ka dëshiruar shërbimet e tij, në garë mund të futen dhe dy klube nga Premier Liga.

Bëhet fjalë për Liverpulin dhe Mançester Junajtidin. Prej kohësh dihet që Jurgen Klop e admiron sulmuesin e PSG-së dhe klubi mund të investojë për ta veshur me të kuqe.

“Djajtë e Kuq” pritet të riformatojnë edhe një herë ekipin dhe francezi mund të ishte lojtari ideal për të ndërtuar ekipin e ri rreth tij.