Vllaznia ka lene pas humbjen e pesuar diten e djeshme ne Ballsh ndaj Bylisit ne shifrat 0-1 dhe nga sot ka nisur te mendoje per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje te henen ne Durres ndaj Erzenit.

Kuptohet qe eshte nje perballje shume e veshtire, jo vetem nga niveli i kundershtarit qe po paraqitet shume mire kete kampionat, por edhe nga problemet qe vazhdojne te shfaqen ne rradhet e kuqebluve dhe u perseriten edhe ne Ballsh.

Por nje tjeter problem qe vazhdon te shqetesoje stafin teknik eshte ai i demtimeve. Dje ndaj Bylisit Esat Mala nuk e nisi nga fillimi sepse kishte ndjere disa shqetesime muskulare dhe stafi vendosi te mos rrezikonte me te.

Por nga ana tjeter, shqetesuese duket gjendja e mbrojtesit Marko Juriç. Gjate nxemjes, vetem pak minuta para startit te ndeshjes ne Ballsh, ai ka ndjere probleme muskulare dhe si rrjedhoje eshte detyruar te braktise fushen dhe t’i lere vendin Dajan Shehit.

Diten e sotme nderkohe stafi mjekesor eshte marre me diagnostifikimin e gjendjes se tij dhe duket se mbrojtesit kroat i duhen pak dite pushimi. Qe do te thote se me shume te ngjare nuk do te jete ne fushe as te henen ndaj Erzenit./SHKODRA-SPORT.COM/