Erzeni ka kryer përgatitjet përfundimtare në prag të ndeshjes ndaj Vllaznisë, e cila luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ora 18:00. Në një transfertë të vështirë nis faza e fundit dhe më e rëndësishmja për ekipin shijakas ku do të tregojë dhëmbët përballë një Vllaznie që do të japë gjithçka pra tifozëve të saj për t’u rikthyer te fitorja.

Jo më pak e dëshiron fitoren Erzeni që do t’i mbyllë llogaritë e mbijetesës sa më shpejt të jetë e mundur, e ku më bukur në një stadium madhështor me drita në të cilin fazën e dytë penalltia e Kahrimanoviç në minutat e fundit u dha buzëqeshjen shijakasve për të dalë me një pikë.

Dy fitoret në shtëpi ndaj shkodranëve e bëjnë pozitiv faktorin statistikor për djemtë e drejtuar nga Kapllani ndaj ekipit kuqeblu. Sulmi mendohet të mbështetet si gjithmonë te Nonato, i cili është një ndër sulmuesit më të mirë në superiore.

Në ndihmë të tij vjen Ademi që së fundmi ka pasur një rritje të lartë për sa i përket rrezikshmërisë para portës duke qenë gjithmonë protagonist në raste goli. Në mesfushë të padiskutueshëm janë ballkanasit Kriviçiç dhe Kahrimanoviç, që kanë qenë një shtyllë e fortë e Erzenit këtë sezon.

Mehmeti dhe Alan nëvarësi të formës fizike janë në balotazh për një vendpasi në ndeshjet e fundit kanë pasur disa lëndime dhe ngarkesë. Mbrojtja mbetet për t’u parë si do të vendoset.

Kapllani mund të surprizojë nga momenti në moment duke studiuar dhe kundërshtarin. Besohet se do t’u jepet mundësia mbrojtësve më shtatlartë si Peposhi, Enck, Iljazi, por edhe Krasniqit duke qenë se Sadiki dhe Asanikanë disa javë të dëmtuar.