Një pistë atletike. Ëndrrat e David Nikollit, kalojnë nga 400 metra të zhvilluar në Itali për të arritur në Lojërat e Tokios në vitin 2020. 23-vjeçari vendosi vetëm vitin e kaluar për t’u bërë atlet, duke lënë këpucët e futbollit. Në vitin e fundit ai ka thyer tre rekorde kombëtare, ndërkohë që mori medalje ari në garën e 3000 metrave në kampionatin Ballkanik që është mbajtur në Novi Pazar të Serbisë. Davidi, i cili jeton në Itali, mbërriti i pari në finish me kohën 8 minuta e 31 sekonda, ndërkohë që kundërshtarët e tij e përplasnin në fund në tentativë për ta ndalur.

“Ministria e Sportit, Lindita Nikolla më ka premtuar se do më ndihmojë për t’u bërë atlet profesionist. Më ka prezantuar një projekt, dhe për këtë duhet që të lija punën në “Amazon”. Më ka kërkuar edhe që të thyejë rekordin në gjysmë maratonën që është zhvilluar në tetor në Tiranë. Kam bërë gjithçka sepse ëndrra ime është që të bëhem një atlet profesionist, për mënyrën si mu prezantuan më duhej që të largohesha nga Pavia për të shkuar në Shqipëri.

Kjo ishte e tepërt dhe vendosa që të qëndroja në Itali, pasi këtu ka kushte më të mira. Tashmë kam mbetur pa punë dhe pa ndihmë ekonomike. Madje nuk më kanë paguar as paratë për thyerjen e rekordit kombëtar të Shqipërisë.

Unë ndihem i tradhtuar edhe nga mediat sportive në Shqipëri, pasi bëra gjithçka që më kërkuan, por nuk mund të braktisja Pavian, një vend që më ka ndihmuar shumë”, ka thënë Nikolli për mediat italiane. /vipsport.al/