Mançester Siti rrezikon të përjashtohet nga Liga e Kampioneve duke filluar nga sezoni i ardhshëm, nëse hetimi i UEFA-s pas publikimit të disa dokumenteve që vërtetonin mashtrimeve financiare nga “Der Spiegel” vërteton se ekzistojnë shkeljet.

Sipas “Der SpiegeL”, Mançester Siti kishte arritur të frynte financat me sposnsorizime të cilat në fakt kontrolloheshin nga drejtuesit e vetë klubit, për të shmangur rregullat e Fair Play Financiar.

Në një mbeldhje të fundit të Komitetit Ekzekutiv ët UEFA-s, presidenti Aleksander Çeferin e kishte cilësuar një “çështje konkrete” me një përfundim që do të shpallej shumë shpejt. “The Guardian” bën të ditur sot se zyrtarët e UEFA-s po mendojnë se ndëshkimi sportiv është i vetmi sinjal i qartë që duhet të jepet në një rast të tillë.

Klubi anglez u dënua me një gjobë prej 25 milionë eurosh në vitin 2014, por evitoi asokohe dënimin më të rëndë sportiv. Këtë radhë, do të jetë e vështirë të shmangen përgjegjësitë, pasi në komunikimin e zyrtarëve më të lartë të klubit del se sponsorizimi prej 60 milion paund nga “Etihad Airlines”, ishte në fakt një sponsorizim direkt nga pronari i klubit.

Ndërkohë, ishin manipuluar edhe të drejtat e imazhit të futbollistëve, për të përfituar 11 milion paund në çdo sezon, po nëpërmjet pagesave që rridhnin nga vetë pronarët. Sipas medieve britanike, kaq mjafton që Mançester Siti të akuzohet edhe për mashtrim e të përjashtohet nga kompeticioni për të paktën një sezon. /vipsport/