Kristal Abazaj u largua me bujë të madhe nga skuadra e Luftëtarit drejt Anderlecht-it në kampionatin belg. Mesfushori me tipare sulmuese nuk ia doli të përshtatej dhe ende nuk ka debutuar me skuadrën e madhe, asnjë minutë.

I riu nuk ka patur as fatin me vete, pasi është ndjekur nga dëmtimet në këtë periudhë kohore, por kur ka qenë i gatshëm nuk ka bindur trajnerin Hein Vanhaezebrouck.

Ekipi belg nuk po zhvillon një kampionat të mirë, pasi ndodhet në vendin e 4-t me 10 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Genk. Në kampionatin e këtij shteti bien të gjithë dakord se problemi i Anderlecht-it është mungesa e cilësisë, pavarësisht se ka shumë sasi. Janë afruar shumë lojtarë në merkaton e verës, por disa prej tyre nuk kanë bindur dhe nuk e kanë të gjatë me ekipin. Një prej tyre është dhe Kristal Abazaj.

Mediet belge janë të bindura se sulmuesi do të largohet në janar. Ai do të huazohet për t’i bërë vend ndonjë afrimi big. Bashkë me shqiptarin pritet që të largohen dhe 8-9 lojtarë të tjerë.

22-vjeçari shqiptar duhet të gjej forcat dhe t’i japë vetes, pasi nuk po kalon një moment aspak të mirë, pasi ka humbur dhe kombëtaren e Shqipërisë, pasi ka shumë muaj pa luajtur./telesport/