Anullimi i golit te Aralices ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise ne mes Partizanit dhe Vllaznise, ka marre vemendjen e te gjitha mediave dhe opionionit sportiv prej tre ditesh.

Te shumte kane qene personazhet e sportit te cilat kane dhene nje mendim ne lidhje me kete rast. I rradhes qe eshte perfshire ne kete teme te nxehte, ka qene ish- arbitri i njohur shkodran Tef Prela.

Ai prej vitesh jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por eshte ne dijeni te zhvillimeve sportive ne Shqiperi dhe per me teper tek Vllaznia. Zhvillime keto qe i ndjek kryesisht nga gazeta sportive online “Shkodra Sport”.

Per kete arsye, Tef Prela ka reaguar me nje postim ne faqen e gazetes tone edhe ne lidhje me rastin e shumediskutuar te kesaj ndeshje duke dhene mendimin e tij per golin e anulluar te Vllaznise.

“Pasi e pashe disa here rastin e golit te Vllaznise, me pervojen 20 vjeçare si gjyqtar ne ndeshjet kombetare e nderkombetare, konkludova se goli ishte plotesisht i rregullt.

Nuk ka faull, as shtyrje apo mbeshtetje per perfitim. Thjesht kontakt i paperfillshem. VAR-i gaboi, gjyqtari me shume qe ktheu vendimin”- shkruan Tef Prela./SHKODRA-SPORT.COM/