Një fitore të madhe ka marrë Dinamo në ditën e sotme teksa ia ka dalë të triumfojë në shifrat 0-1 në transfertë me Skënderbeun. Si një finale direkte mbijetese shihej kjo sfidë, që u vendos vetëm me golin e Mihanës.
Pas kesaj ndeshje Skënderbeu mban serish vendin e fundit në renditje dhe tani sheh seriozisht më afër Kategorinë e Parë. Kjo ka bere qe edhe trajneri Memelli te mendoje doreheqjen dhe kete e ka shprehur edhe ne prononcimin e tij pas ndeshjes.
“Po vuajmë, situata nuk është e mirë. E dinim se ku do të na vinte goli dhe më vjen keq se e pësuam atje ku kishim punuar më tepër. Skuadra nuk ka qenë asnjëherë e plotë, prapë sot kemi pasur lojtarë jashtë. Nuk dua të bëhem barrë për askënd, do të bisedoj me presidentin që t’i hapim rrugën dikujt tjetër.
Kur rezultati nuk është i mirë, ai që goditet i pari jam unë. Do ta mbyll këtë deklaratë dhe shpresoj se do të më mirëkuptoni. Në këto 24 orë do të ulemi dhe të flasim me presidentin për të vendosur më të mirën e mundshme”.